Pyetësori i BE drejt Brukselit. Berisha: Presim përgjigjen e merituar
Vëllimi 3354 faqesh i përgjigjeve të pyetësorit për statusin e vendit kandidat do fluturojë që sot drejt Brukselit. Kreu i qeverisë do t’ia dorëzojë më pas të mërkurën dhe personalisht zyrtarëve të lartë të Komisionit Europian këtë dokument voluminoz.
“Korrieri që do ta nisë materialin për në Rinas, ka përcaktuar një kohë të caktuar, ne po e nisim që tani drejt aeroportit. Bashkë me këtë material do të dorëzohet edhe kopja elektronike e përgjigjeve, me besimin më të madh se do të marrin vlerësim objektiv dhe të merituar nga ata që do ta shqyrtojnë” tha Berisha.
Duke e quajtur këtë botimin më voluminoz që ka hasur ndonjëherë, kreu i qeverisë një ditë para nisjes për në Bruksel, ftoi dhe një herë opozitën të bashkëpunojë për integrimin.
“Ky është një rast të ftoj edhe një herë opozitën shqiptare të angazhohet me të gjithë potencialet e saj, për të dhënë kontributin e vet në procesin e integrimit të vendit. Secili në pozicionin e tij të japë me vendosmëri kontributin që i takon” tha Berisha.
2284 pyetjet e Komisionit Europina iu dorëzuan qeverisë shqiptare më 16 dhjetor 2009 nga ambasadori i Helmuth Lohan, një muaj pas vendimit të BE-së për shqyrtuar kërkesën për statusin kandidat.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e martë , 13 prill 2010 ) < I mëparshmi