E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Kouchner: Liberalizim për shqiptarët dhe boshnjakët

Pas Italisë dhe Franca shprehet në favor të liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Në një artikull të publikuar nga “La Repubblica” dhe “Le Monde”, ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve janë shprehur në favor të liberalizmit të vizave në zonën Shengen për boshnjakët dhe shqiptarët duke e konsideruar këtë si një hap më tej për stabilizimin e Ballkanit.

''Per të ecur përpara, para së gjithash duhet të shënohet progres për çështjen europiane. Ky veprim nuk mund të mbetet peng i një politike përsa i përket vizave. Në një kohë të shkurtër kërkojmë që Shqipëria dhe Bosnjë- Hercegovina të përfitojnë nga regjimi i liberalizimit të vizave për një afat të shkurtër kohor në hapësirën Shengen'', shkruhet në artikullim që mban firmën e Bernard Kouchner e Franco Frattinit.

''Kerkesat teknike duhet të respektohen sigurisht, por duhet të evitojmë që të radikalizohet bindja se muslimanët e Balkanit do të diskriminohen e do tu mohohen masat, të cilat me të drejtë që nga fundi i vitit i gëzojnë serbët ose malazezët '', thonë dy ministrat të cilët nënvizojnë se ''qarkullimi i lirë brenda Bashkimit europian mbetet thelbësor për t’u lejuar popujve të Ballkanit perëndimor të ndjehen anëtarë me të drejta të plota të familjes së madhe europiane.

Në artikull, Frattini e Kouchner shkruajne edhe për Serbinë e Kosovën, ku shprehen ''se kanë të njëjtin angazhim për të hyrë Brenda Bashkimit europian, por që duhet ende sipas tyre të përkufizojnë termat e një koekzistence paqësore. Kjo është një domosdoshmëri e parevokueshme”shkruhet në artikull. “Kush nuk gëzon parimet e fqinjësisë të mirë nuk mund t’i përkase Unionit, ndaj Italia e Franca ndajnë me bindje të njëjtën qasje në këtë drejtim”, shkruhet në artikullin në fjalë.
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›