E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Bushati: Berisha vonon integrimin

Opozita ne komentet e saj ndaj deklarates se kryeministrit Berisha per pyetesorin thote se Brukseli, jep vleresime bazuar ne standartet dhe jo tek propaganda boshe. Ne emer te selise roze, komentet i beri deputeti, Ditmir Bushati.

"PS ka qene, eshte dhe do te jete ne mbeshtetje te proceseve integruese te vendit. Procesi i integrimit evropian nenkupton adaptimin e vlerave evropiane ne shtepine tone, dhe keto vlera per te cilat PS eshte vene ne krye te protestave te shqiptareve, kane te bejne me garantimin e te drejtes se votes, me nje proces te ndershem dhe transparent te votimit, kane te bejne me konsolidimin dhe fuqizimin e institucioneve demokratike ne sherbim te qytetareve dhe jo te interesave te pushtetit. Vetem garantimi i ketyre standardeve mundeson anetaresimin e shpejt te Shqiperise ne BE, dhe jo propaganda boshe e kryeministrit. Shqiptaret e dine se ne rast se ka nje person pergjegjes per vonesat e Shqiperise ne procesin e integrimit evropian dhe liberalizimit te vizave, ky eshte Sali Berisha", deklaroi Ditmir Bushati.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›