Zgjedhjet vendoret 2011, ja modelet e votimit elektronik
Qeveria e sheh votimin elektronik si zgjidhjen problemeve që gjatë 20 viteve kanë karakterizuar zgjedhjet shqiptare. Një proces të pamanipulueshëm, me kosto të ulët dhe të shpejtë. Këshilltari i kryeministrit për elektronikën Pjerin Marku sqaron për Alsat 4 variantet më të mundshme për t’u aplikaur në vendoret e 2011.
“Mund të votohet me letër dhe të numërohet elektronikisht; mund të votohet në një touch screen dhe të transmetohet elektronikisht; mund të votohet në një kompjuter dhe të printohet një votë në bazë letër dhe ajo të numërohet me skanera; këto të transmetohen në qendër me anë të një sistemi qëndror të inkriptuar” tha Marku.
Një ndër opsionet e qeverisë është dhe aplikimi i këtij lloj votimi në 2011-n vetëm në disa zona pilot, e më pas në zgjedhjet e ardhshme shtrirja e tij në të gjithë vendin. Por sa e sigurtë është kjo lloj vote në kushtet kur vjedhjet dhe manipulimet elektronike janë bërë të zakonshme? “Këto risqe me një dëshirë të mirë dhe me një metodologji të caktuar shmangen në pothuajse 100% dhe për mua janë më të sigurta se sa teknologjitë e zakonshme të letrës” tha Marku.
Për këshilltarin e kryeministrit, votimi i deritanishëm me fletë ka një kostoi më të lartë se përdorimi i teknologjisë.“Thuhet se votimi elektronik është më I lirë se sa ai me letër. Kësaj po t’i shtojmë dhe vështirësitë dhe procedurat e tejzgjatura që ne kemi hasur në Shqipëri, edhe sikur të jetë pak më i shtrenjtë ja vlen në kushtet shqiptare” tha Marku.
Megjithatë duhen dhe votat e socialistëve për të bërë realitet votën elektronike. Për këtë arsye së shpejti do të ngrihet dhe një grup pune me ekpertë nga të dy palët për të vlerësuar variantin më të mirë.
Elona Gjylmi < I mëparshmi