Alarm i rremë në CNN

Policia në Atlanta bllokoi të premten në mëngjes të gjitha rrugët përreth notesësh qendrore të televizionit CNN, pas një njoftimi për një bombë kimike, njoftoi agjencia AP.
Kërcënimi megjithatë rezultoi të ishte i rrejshëm, sepse pas kontrollimit të detajuar nuk u gjet kurrfarë pajisje e tillë në atë zonë.
Zëdhënësja e Policisë në Atlanta, K.Y. Jones, deklaroi se gjatë hetimit të kompleksit nuk është gjetur kurrfarë arme kimik, dhe se rrugët e bllokuara janë hapur pas përfundimit të aksionit.
Një person i panjohur njoftoi policinë nëpërmjet telefonit se ka vendosur një bombë në selinë qendrore të shtëpisë së njohur mediale amerikane. Shumë shpjet pas kësaj u bllokua i gjithë kompleksi i ndërtesave në atë zonë, ku përveç selisë së televizionit CNN ndodhen edhe shumë restorante dhe shitore të ndryshme.