Pogba lavdëron Conten

Mesfushori i talentuar Paul Pogba ka thënë se trajneri i Juventusit, Antonio Conte mund të bëhet i suksesshëm sikurse strategu i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.
Pogba e njeh mirë skocezin nga koha kur ishte nën urdhrat e tij në Old Trafford, por është adaptuar shpejtë me Conten pas ardhjes në Torino gjatë verës.
“A mund të bëhet Conte ikonë e futbollit ndërkombëtar si Ferguson? Pa dyshim se po. Ai është trajner i mirë. Bisedoj me të dhe gjithë stafin teknik. Ai më thotë se duhet të përmirësohem dhe ka të drejtë”, deklaroi Pogba për të përditshmen sportive italiane Tuttosport.