E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm i rreme per rrembimin e avionit

Aeroporti i Shifol në Amsterdam, Hollandë prej ditës së djeshme është vënë në qendër të vëmendjes. Fillimisht ka qenë një bombë e pashpërthyer e Luftës së dytë botërore që ka detyruar sigurinë të mbyllë gjysmën e terminalit. Kurse gjatë ditës Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar ngritjen e dy avionëve ushtarakë F-16 për të shoqëruar një avion që po mbërrinte nga Malaga me 183 pasagjerë në bord. Alarmi për një rrëmbim të mundshmë të avionit ka zgjatur disa minuta, kohë e mjaftueshme për të future në veprim dy avionë ushtarakë dhe disa ambulance në pistën e aeroportit. Më pas ka ardhur përgënjeshtrimi i kompanisë ajrore Vuelimg, që ka zbuluar dhe keqkuptimin. Një komunikim i munguar ndërmjet pilotit të avionit dhe kullës së kontrollit ka gjeneruar një situatë tensioni dhe është bërë shkak për nisjen e procedurave të emergjencës. Një nga pasagjerët me anë të telefonit ka deklaruar se në bord të avionit çdo gjë ishte e qetë, dyert ishin të mbyllura por asnejri nuk ishte marrë peng. Deklaratë kjo që është konfirmuar dhe nga mediat vendase, të cilat kanë cituar burime të anti terrorizmit. Shërbimet hollandeze anti terror, në pritje të përfundimive të policisë ushtarake mbi këtë çështje kanë deklaruar se avionët ushtarakë u nisën për të shoqëruar avionin pasi ishte humbur çdo komunikim me radio me pilotin e avionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›