Irani mbron te drejten e tij per programin berthamor
Irani nuk do të ndjekë asnjëherë objektivin për të përfituar armë bërthamore, por në të njëjtën kohë nuk dëshiron të heqë dorë nga e drejta e tij për të prodhuar energji bërthamore. Udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, në fjalën e tij që ka hapur dhe samitin në Teheran, ka ritheksuar edhe njëherë pozicionin e republikës islamike në debatin me Perëndimin për programin e tij të diskutueshëm bërthamor. “Motoja jonë është energji bërthamore për të gjithë, armë bërthamore për asnjë,” ka thënë Kamenei. Do të jetë presidenti Mahmud Ahmadinexhad që do të drejtojë dhe samitin. Sipas organizatorëve 29 vende janë përfaqësuar nga krerët e shteteve, shtatë nga krerët e qeverive dhe nëntë nga zëvendës presidentët. Ndërsa për të tjerët kanë ardhur ministrat e jashtëm, funksionarë të lartë ose ambasadorë. Ndërsa Organizata e Kombeve të bashkuara është e përfaqësuar nga sekretari I përgjithshëm Ban Ki Mun i cili ka mbërritur një ditë më parë në kryeqytetin iranian.