E Diel, 1 Nëntor 2026

Bin Laden ishte i paarmatosur kur u vra

Osama Bin Laden ishte i paarmatosur kur është vënë në shënjestër të zjarrit të komandove amerikane. Lideri i Al Kaedës kishte në dhomën e tij kishte një Kalashnikov dhe një pistoletë Makarov por që karikatorët ishin të boshatisur. Janë këto të dhënat e para që dalin nga libri I shkruar nga një ish -anëtar Ii Navy Seals që ka marrë pjesë në sulmin në Abotabad, Pakistan. Libri “No Easy Day do të jetë në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 4 shtator. Por Hafington Post ka siguruar një kopje të librit dhe ka publikuar të dhënat e para. Mark Ouen është pseudonimi i autorit të librit, ka treguar me detaje fazat përfundimtare të aksionit. “Ishim pesë shkallë nga fundi dhe dëgjova dy të shtëna të mbytura. Nga pozicioni ku isha nuk mund të them nëse objektivi ishte qëlluar. Personi ishte zhdukur në errësirën e dhomës. Osama Bin Laden mund të ketë dalë në pragun e derës dhe aty është qëlluar nga reshti i parë i komandove të pozicionuar. Pasi skuadra hyn në dhomën e Bin Laden, ai është atje me një bluzë pa mëngë, një tunikë, dhe një palë pantallona. Është përmbys në tokë. Pranë tij janë disa gra duke qarë”- tha ai. Ouen e vijon tregimin e tij duke thënë se Bin Laden po i dilte gjak nga koka, ishte në agoni dhe përpëlitej. Më pas ai është qëlluar dhe disa herë të tjera në kraharor deri sa trupi i tij nuk lëvizte më. Më pas vjen dhe verifikimi, si dhe pyeten gratë e pranishme, për verifikim. Sipas tregimit të parë duket se anëtarët e Navi Sils nuk i kanë respektuar urdhërat. Ouen kujton se para se të niseshin me mission në SHtëpinë e Bardhë ishin porositur që të mos e vrisnin deri në momentin që ai nuk përbënte rrezik, pra duhej kapur I gjallë.por Ouen ndër të tjera tregon qartë se nuk është një mbështetës I Obamës, dhe thotë se ishte i bindur që Obama do të merrte meritën për vrasjen e Bin Laden, sa që aid he kolegët e tij po mendonin që të mos e kryenin misionin. Nga ana tjetër libri, i cili është shkruar pa autorizimin e zyrtarëve të lartë ushtarakë ishte planifikuar për të dalë në shitje në 11 shtator, por kërkesat e shumtë dhe polemikat që janë ngritur kanë bërë që ai të botohet më herët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›