Alarm në një bazë amerikane
Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 16:31
Një alarm sigurie ka mbajtur për disa orë në gatishmëri bazën ajrore në shtetin e Arizonës në SHBA, pas njoftimeve se një person i armatosur kishte hyrë në ndërtesë.
Alarmi u tërhoq pas kontrolleve të kryera dhe komandanti i bazës ajrore, Davis-Monthan, në Tuskon, tha se nuk ishte gjetur asnjë person i dyshimtë dhe asnjë armë.
Baza mbylli hyrje-daljet e saj menjëherë pas zërave se një person i armatosur kishte hyrë në ndërtesë.
Agjentë të FBI-së, policë të armatosur, specialistë të eksplozivit dhe negociatorë pengjesh u thirrën menjëherë në bazë pas alarmit.