E Diel, 1 Nëntor 2026

I ve flaken vetes. Nuk paguante dot borxhet

Policia greke tha se një biznesmen u përpoq t’i vinte flakën vetes para  filialit ët një banke të  njohur në Selanik, i dëshpëruar pasi nuk mund të paguante borxhet e tij. 55-vjeçari kishte kontaktuar me bankën për të rinegociuar pagesat e kredive  për biznesin e  tij të vogël dhe banesën ku jetonte por dicka e tillë ishte refuzuar nga banka.

Policia bëri të ditur se pasi doli, u ndal para ndërtesës i hodhi benzinë vetes e u vuri flakën rrobave të tij. Policë në zonë u turrën menjëherë në ndihmë të 55- vjeçarit dhe shuan flakët për ta transportuar më pas me urgjencë drejt spitalit. Burime mjekësore thonë se personi ka pësuar djegie të lehta rreth qafës, në gjoks dhe shpinë.

Akti ekstrem bënë të ditur forcat e rendit nuk ishte gjë e re për 55- vjecarin  e as për bankën. Ishte hera e dytë që i njëjti person i vinte flakën vetes në dy vjet nën motivacionin e pamundësisë për të paguar borxhet.

Kriza financiare e ka zhytur Greqinë në një recesion të thellë e  parashikohet që ekonomia  të tkurret me më shumë se 5% këtë vit. Sipas analistëve në këtë kohë mjaft të vështirë  kriza e borxheve rrezikon vecanërish biznesin e vogël.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›