E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina, 1 mld dollarë kredi për Bjellorusinë

Kina ka vendosur të ndihmojë Bjellorusinë, duke i ofruar një kredi prej 1 miliard dollarësh dhe me një grant që kap shumën e rreth 11 milionë dollarëve. Në deklaratën e lëshuar nga Kuvendi bjellorus bëhen publike edhe marrëveshjet e arritura për ndërtimin e një sateliti komunikimi, një fabrike të letrës dhe një hoteli në Minsk.
 

Bjellorusia po vuan krizën më të rëndë ekonomike që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Minsku ka aplikuar për kredi prej 8 miliardë dollarësh në Fondin Monetar Ndërkombëtar, por ky i fundit ka kërkuar reforma në këmbim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›