E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spektakli shndërrohet në tragjedi

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 17:30

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar, nga rrëzimi i aeroplanit të Luftës së Dytë Botërore mbi turmën e spektatorëve.

Këta të fundit po ndiqnin garën vjetore të aeroplanëve luftarakë dhe civilë në Nevada, SHBA.

Aeroplani u rrëzua teksa po kryente manovrat para spektatorëve, ndërsa nuk dihen shkaqet ende shkaqet e incidentit.

Disa prej të plagosurve janë në rrezik jete. Në mesin e të vdekurve është dhe piloti i vjetër 74 vjeçar.

Sipas dëshmitarëve, ai humbi kontrollin gjatë fluturimit me aeroplanin që daton qysh nga Lufta e Dytë Botërore, i tipit P-51 Mustang. Ai u rrëzua pranë një tribune kryesore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›