E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assadi vazhdon dhunën kundër protestuesve

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 18:30

Në Siri, pushtetmbajtësi Baschar al-Assad, sipas të dhënave të opozitës, ka lejuar forcat e tij të sigurisë që edhe më tej të përdorin të gjitha mjetet ndaj kundërshtarëve të qeverisë.

Së fundi, gjatë demonstratave në gjithë vendin kanë vdekur të paktën 47 njerëz, bëri të ditur një anëtar i opozitës.

Një burim i pavarur për të dhënat është i pamundur, pasi qeveria siriane nuk lejon asnjë gazetar të huaj në vend.

Vetëm në provincën Idlib, në afërsi të kufirit turk, kanë humbur jetën 21 kundërshtarë të qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›