E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm per bombe ne Universitetin e Teksasit

Universiteti i Austin në Texas të SHBA-së është evakuuar pas një telefonate anonime nga një person i seksit mashkull i paidentifikuar, i cili kërcënoi për prezencë të eksplozivit në universitet, bënë me dije burime zyrtare.

“Univeristeti mori një telefonatë nga një burre me theks nga vende të lindjes së mesme, i cili pretendonte se kishte vendosur bombë në të gjithë kampusin universitar”, deklaroi zëdhënësi i universitetit Gary Susseëin. “ Zëdhënësi tha se telefonuesi ishte shprehur se ka lidhje me Al-kaeden dhe se bombat do të shpërthejnë në 90 minuta”.

Universiteti me rreth 51 mijë studentë dhe 24 mijë persona të stafit, si edhe anëtarë të fakultetit, morën vendimin për evakuimin pas telefonatës në 8.30 minuta me orën lokale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›