E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Uisner Privatizimi i Albpetrol do te jete deri ne fund transparent

Kryeministri, Sali Berisha është shprehur se procesi I vlerësimit të ofertave për shitjen e Albpetrol do të jetë plotësisht transparent dhe I bazuar në kritere të mirëpërcaktuara. Këto deklarata, kreu I qeverisë I bëri gjatë takimit që zhvilloi me diplomatin e shquar amerikan, Frank Ëisner, të cilit I shprehu vlerësimin për punën e bërë nga kompnia Pattom Boggs. Kjo kompani amerikane ndihmoi në përgatitjen e procesin e privatizimit të Albpetrol.

Gjatë takimit që kryeminsitri Berisha zhvilloi me zotin Ëisner, e falenderoi atë për kontributin e dhënë në pavarsinë e Kosovës. Kryeministri vlerësoi lart gjithashtu edhe rolin dhe kontributin e Presidentit Ahtisari duke theksuar se roli i tij do të zë një vend të vecantë në historinë e shqiptarëve.

Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si një moment me rëndësi të jashtëzakonëshme heqjen e mbikqyrjes mbi pavarisnë e Kosovës të marrë pak ditë më parë. Kreu I ekzekutiv shqiptar u shpreh se procesi i integrimit evropian të Kosovës do të jetë një shtysë e jashtëzakonëshme për forcimin e saj si një shtet multi etnik që garanton të drejtat e qytetarëve të saj.

Po ashtu, kryeministri Berisha e njohu zotin Ëisner edhe me zhvillimet në Shqipëri duke u ndalur në një numër reformash ligjore, ekonomike, në shëndetësi, arsim etj si pjesë projektit të qeverisë shqiptare për një Shqipëri të zhvilluar dhe integrim në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›