E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Athinë.

 

Ambasada Shqiptare në Athinë është vënë në alarm sepse është njoftuar për vendosjen e një bombe aty. Një person i paidentifikuar ka telefonuar drejtorinë e policisë dhe një gazetë lokale për të njoftuar për bombën. Sipas personit në fjalë bomba do të shpërthente rreth orës 14.00 të ditës së sotme. Pas njoftimit ndërtesa është evokuar dhe mbi një orë policia ka kontrolluar ambientet brenda ndërtesës diplomatike. Por pas kontrollit forcat e rendit arritën në përfundimin se alarmi ishte i rremë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›