OKB-'Në Shqipëri 80% e ekonomisë e jashtëligjshme'
Raporti i Kombeve të Bashkuara e paraqet Shqipërinë si një vend ku 80-90% e ekonomisë së vendit është e jashtëligjshme. Raporti voluminoz i përgatitur për 10 muaj e paraqet Shqipërinë me një pamje të errët. Për këtë raport shkruan Instituiti Italian "Carlo De Martino", ose IFG online.
Në këtë artikull shkruhet se "Vendi i Shqiponjave" është i sëmurë. Sistemi i brendshëm ekonomik ka nevojë për një ndryshim radikal, pasi sipas raportit të OKB-së në total të të gjitha familjeve që udhëheqin një aktivitet ekonomik nuk firmoset asnjë lloj kontrate apo nuk lëshohet asnjë lloj deklarate ose komunikimi fiskal. Kërkesa e OKB-së është që Qeveria të ndërhyjë në nivel amdinistrativ-burokratik për të nxjerrë në dritë 18,5 miliardë lekë kapital të vdekur,
Sipas artikullit të botuar në internet ky hetim nuk i ka pëlqyer qeverisë së Tiranës e cila ka përgënjeshtruar akuzat drejtuar ekonomisë shqiptare, duke u përqendruar në hapat që janë hedhur nga tranzicioni drejt ekonomisë së tregut.
Po sipas artikullit konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Milano Spartak Topollaj i cili ka theksuar se "Shqipëria është një vend në rritje dhe rezultatet e sondazhit nuk janë të vërteta. Në Itali ka vite që nuk zbarkojnë më emigrantë klandestinë në brigjet e këtij vendi. Kjo është e gjitha meritë e qeverisjes Berisha e cila ka luftuar mafien dhe trafiqet ilegale".
Topollaj ka theksuar gjithashtu se ky lajm i pabazë është deklaruar në një moment delikat për Shqipërinë sic është Samiti i NATO-s, që do të mbahet nesër më 2 prill në Bukuresht. "Nuk cuditem:- ka thënë ai- që pas gjithë kësaj mund të qëndrojnë presione serbe, që pasi kanë humbur Kosovën përpiqen të dëmtojnë edhe Shqipërinë".
Sic theksohet në hetimin e OKB-së problemet e Shqipërisë janë të shumta të tilla si zënia e paligjshme e tokave dhe ndërtimët e paligjshme mbi to. Për sa i përket bizneseve private shkeljet e ligjit janë të zakonshme thekson artikulli.
Sistemi burokratik-administrativ është i pamjaftueshëm dhe ligjet janë të kota dhe të kushtueshme. Artikulli përfundon se nuk ka vend për përmirësime sic deklaron Topollaj.