Alarm per diabetin dyfishohet numri i te prekurve

Numri i të prekurve nga diabeti në botë është dyfishuar në 20 vitet e fundit, tregojnë studimet. Kërkuesit nga londra dhe universiteti i Harvardit në SHBA analizuan të dhëna nga 2.7 milionë njerëz në të gjithë globin dhe përdorën teknika statistikore të atilla që të projektojnë një imazh të plotë në rang botëror.
Ata thonë se numri i përgjithhëm i diabetikëve, i tipeve që mund të jetë vdekjeprurës, është rritur nga 153 në 347 milionë.
Autorët e studimit apeluan për një diagnostifikim dhe trajtim më të mirë të diabetit, në mënyrë që të luftohet kjo kurbë në rritje e personave të sëmurë. Tipi 2 i diabetit që lidhet ngushtë me obezitetin ka rastet më të shpeshta në botën e zhvilluar, sidomos në Shtetet e BAshkuara të Amerikës.
Studimi vëren një tendencë të ulët në Europën Perëndimore. Në bazshkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, studimi ngre shqetësimin se ka mjaft persona që nuk mund të marrin trajtimin e duhur mjekësor. Ndërkohë, kostoja e mjekimeve të diabetit, që tashmë shkon në 22 miliardë paundë në vit, mund të arrijë në 30 miliardë në 2015.
Juli Prifti