E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shendeti i avez dy jave pa dale ne publik

Venezuela socialiste përfshihet nga shqetësimi për shëndetin e liderit të saj, Hugo Chavez, ndërsa spekulimet prekin rrethet politike dhe ato ndërkombëtare. Dy javë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në Kubë,   Chavez nuk ka dalë në publik dhe nuk ka shkruar në rrjetin social tuiter ku ai është një përdorues i rregullt.

Ministri i jashtëm i Venezuelës shtoi dyshimet kur njoftoi se Chavez i cili ndodhet akoma në Kubë, po lufton fort për shëndetin e tij, ndërsa zëvendëspresidneti akuzoi median se po sponsorizon spekulime të pavenda.

“Do e kemi Chavez për një kohë të gjatë”, deklaroi ai. Normalisht, një njeri fjalëshumë, 56 vjecari ka mbetur në heshtje për disa javë, pas 10 qershorit. Prej tij, nuk është dëgjuar gjë që kur telefonoi median më 12 qershor për të delkaruar se ishte mirë me shëndet.

Media ka publikuar foto të Chavez në spital, ndërsa priste vizitën e liderëve kubanë, Fidel dhe Raul Castro. Por nuk ka asnjë të dhënë të qartë se kur ai do të kthehet në Venezulë. Politikanët e opozitës kanë ngritur zërin se është antikushtetuese që Chavez të drejtojë vendin nga jashtë.

Ndërsa korrespondentët ngrenë pikëpyetjen se kush do të mund ta drejtojë vendin në mungesë të një kandidati karizmatik. Gjithsesi, zyrtarët e regjimit kanë njoftuar se nuk do të ketë një rikthim të situatës së prillit 2002, kur Chavez u rrëzua nga pushteti për t’u kthyer dy ditë më vonë. Mbështetësit e tij thonë se ai flet në emër të të varfërve, por kritikët e akuzojnë për një regjim autokratik.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›