Shpikësi i vuvuzelës: Më falni për shqetësimin, ky instrument po më pasuron
Shpikësi i vuvuzelës është një 37-vjeçar, i cili quhet Neil Van Shalkuik. Ai përfitoi nga një intervistë televizive, për t’u kërkuar falje të gjithë atyre që janë shqetësuar nga instrumenti, i cili është shndërruar në simbolin e Afrikës së Jugut 2010. “Më vjen keq për shqetësimin që u kam shkaktuar me shpikjen time, të gjithë atyre njerëzve që nuk po i ndjekin ndeshjet si dëshirojnë”, tha ai. Deklarata humbet disi peshën kur gazetari e pyet se si po i ecën biznesi, ndërsa Shalkuik përgjigjet duke qeshur: “Në fakt, po pasurohem”. Instrumenti ekzistonte prej shekujsh dhe njihej si “objekti që të mbyt me zhurmë”, por 37-vjeçari i përcaktoi emrin dhe përdorimin. Puna e tij nisi në vitin 2001, me prodhimin e 500 vuvuzelave. Vitin pasardhës, ideja u pëlqye nga një kompani e madhe, e cila bleu 20 mijë të tilla. Falë Botërorit 2010, rusët dhe brazilianët kërkojnë të blejnë markën, ose ta shfrytëzojnë në vendet e tyre, ndërsa kompania gjermane “Urbas-Keherberg” e ka futur trombën e mallkuar në tregjet europiane.
#