Alarm te Cottbus, Skela me probleme në gjak

Albania-Sport (AS) - Problemet nuk po i ndahen Ervin Skelës, fantazistit shqiptar që para disa ditësh nënshkroi për skudrën e Bundesligës 1 gjermane, Energie Cottbus. Shqiptari që ndodhet së bashku me ekipin e tij në një fazë përgatitore në Antalia të Turqisë, pas kontrollit mjekësor rutinë të kryer nga mjeku i ekipit Hartmut Thamke, ka dalë më probleme në gjak.
Mbi diagnozën e saktë ende nuk dihet gjë. "Do të kryhen analiza të tjera gjaku. Ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë shendetin e tij", është shprehur mjeku i ekipit, Thamke, që shton se Skela padsyshim do t'i nënshtrohet një terapie speciale.
Me ketë konstatim, shkruan agjensia gjermane SID, është e pasigurt që Skela të debutojë, më 27 janar kundër Borussia Mönchengladbach në ndjeshjen e parë të fazës së dytë të Bundesligës. Skela ka humbur njëkohësisht edhe miqësoren me nënkapionen e Bjellorusisë, Dinamon e Minskut e programuar për nesër.