Karslruhe e Kapllanit fiton me turqit e Trabzonspor

Albania-Sport (AS) - Karlsruhe e Edmons Kapllanit fitoi 1-0 takimin miqësore me ekipin e ligës së parë turke, Trabzonspor. Takimi ishte në kuadrin e përgatitjeve që ekipi gjerman i Bundesliga 2 po zhvillon në Belek të Turqisë. Për kryesuesen e Bundesliga 2 shënoi mesfushori Michael Mutzel. Sulmuesi shqiptar Kapllani ishte në formacion nga fillimi i takimit. Ndeshja e ardhshme e Karlsruhes është ajo kundër Sptartgakut të Moskës, ndërsa ështënë përgatitje edhe një test kundër holandezëve të Feyenoord Rotterdamm.