E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, më pranë Guarin, por i prish punë Interi

ITALI- Fredi Guarin, mesfushori i Portos, është objektivi kryesor i Juventusit në merkaton e dimrit. Dje, agjentët e kolumbianit janë takuar me drejtorin e përgjithshëm të Juves Bepe Marota, por takimi nuk ka përfunduar me “Po”-në që presin tifozët.

Juve ka konfirmuar ofertën prej 2 milionë eurosh tani dhe 9 milionë në verë, por Porto kërkon 13 milionë. Por, mbrëmjen e djeshme, agjentët e Guarin kanë takuar edhe djalin e Masimo Moratit dhe drejtuesit e Interit, duke shkaktuar irritimin e Juventusit.
(ma.ar/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›