Alarm te Çekia: “Bllokoni Ronaldon!”

Ceki-Portugali është dhe sfida më tërheqëse e serisë së dytë të ndeshjeve në Grupin A. Dy ekipet kanë fituar ndeshjet e para, respektivisht kundër Zvicrës (1-0) dhe Turqisë (2-0. Një rezultat pozitiv mund të konsiderohej edhe një barazim midis dy ekipeve, që janë dhe favorititët kryesore për të ndarë vendet 1-2, të cilat i cojnë në raundin cerekfinal. Kristiano Ronaldo pas golit të munguar në takimin e parë (një shtyllë kundër Turqisë) synon të vendosë emrin në listën e golashënuesve të turneut. "Cdokush e di, që Kristiano Ronaldo është një lojtar i shkëlqyer. Duke bllokuar atë, ne mund të frenojmë thuajse gjithë ekipin (Portugalinë). Ne do ta mbulojmë atë me dy lojtarë dhe nuk do t'i lejojmë asnjë hapësirë", - tha mbrojtësi cek Jaroslav Plasil.
Sulmuesi cek Milan Barosh, golashënuesi më i mirë i Euro 2004, do të zëvendësojë mesfushorin Jaroslav Plasil për të qenë partner i Jan Koler në sulm. Trajneri Karel Brukner mund të vendosë për Marek Matejovskin në vend të Devid Jarolim në mesfushë.
Portugalia parashikohet të hedhë të njëjtën skuadër në fushë që mundi Turqinë 2-0. Portieri Nuno Espirito Santo u stërvit me skuadrën, pasi u thirr për të zëvendësuar Kuimin, i cili pësoi një frakturë në kycin e dorës. Mesfushori i Portugalisë, Deko tha: "Që cekët patën vështirësi në ndeshjen e parë, kjo nuk do të thotë asgjë. Ne nuk duhet t'i nënvlerësojmë kurë ata. Mund ta pësosh për asgjë".
Cekia (përfshirë edhe Cekosllavakinë) e Portugalia janë takuar 11 herë midis tyre. Cekia ka fituar 4 takime, ndërsa Portugalia 3 ndeshje. Ndeshja e parë midis dy vendeve daton në janar të vitit 1926 (1-1), por ajo nuk është njohur si një ndeshje zyrtare ndërkombëtare nga Federata Ceke. Ndeshje e tyre e fundit ishte cerekfinalja e Eur0 1996, kur Cekia fitoi 1-0 falë golit të Karel Poborskit.
Cekia
Fitorja e Cekisë me Zvicrën ishte dhe suksesi i 50-të në 74 ndeshje i trajnerit Karel Brukner me skuadrën ceke. Cekia ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit dhe është e pamundur në tetë të fundit.
Portugalia
Me fitoren kundër Turqisë, Portugalia e rriti në 12 numrin e ndeshjeve pa humbje. Midis shtatorit 2004 dhe korrikut 2006, Portugalia ishte e pathyer ne 17 ndeshje rresht. Humbja fundit daton, më 11 tetor 2006 me Poloninë (2-1).