Zvicër-Turqi, sfida e moralit te humbesve

Zvicra, një nga dy organizatoret e Euro 2008, synon të arrijë kundër Turqisë fitoren e parë në Europian, kur ndeshjen e parë e humbi me Cekinë (0-1) në Bazel. Edhe skuadra turke humbi 2-0 me Portugalinë. Ekipi që do të humbasë i jep fund aventurës europiane.
Zvicra do të luajë pa golashënuesin më të mirë të gjitha kohërave Aleksandër Frei, për shkak të një dëmtimi dhe do të mungojë gjatë gjithë turneut. Gjatë ndeshjeve miqësore të Zvicrës në dy vitet e fundit ai ka shënuar tetë gola në 11 ndeshje. Nëse do të luajë, Rikardo Kabanas do të plotësojë numrin 50 të ndeshjeve ndërkombëtare me Zvicrën.
Turqia ka fituar shtatë nga 14 takimet e mëparshme me Zvicrën, që nga ana e saj ka fituar vetëm katër. Në tetë ndeshjet e fundit, Turqia ka fituar në katër raste, ndërsa Zvicra dy herë. Dy skuadrat nuk janë takuar kurrë në një kompeticion të madh. Takimi i tyre i fundit daton, më 16 nëntor 2005, kur Turqia mundi Zvicrën 4-2 në ndeshjet play-of për kualifikueset e Kupës së Botës. Zvicra u kualifikua pasi kishte fituar ndeshjen e parë 2-0.
Futbollisti i fundit turk, që ka shënuar një gol në Kampionatin Europian është Hasan Sukur. Ai shënoi dy gola në ndeshjen kundër Belgjikës (2-0), më 19 qershor 2000, në fitoren e vetme të Turqisë në një Kampionat Europian. Kolin Kazim-Ricards, Gokan Zan dhe Sabri Sarioglu do të mungojnë në ndeshjen e tretë nëse ata do të marrin në takimin kundër Zvicrës karton të verdhë.
Zvicra
Nuk fiton në shtatë ndeshjet e tyre të fundit në Kampionatin Europian (dy barazime, pesë humbje). Kjo përbën edhe serinë më të gjatë pa fitore të një skuadre në kompeticion. Shpreson të shmangë fatin e Belgjikës (2000) si i vetmi vend organizator i Kampionatit Europian, që nuk kalon fazën e grupeve, qysh kur u aplikua raundi me eliminim në vitin 1984. 84.
Turqia
Ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet në Kampionatin Europian. Rezultatet e tyre me vetëm një fitore, një barazim e gjashtë humbje është më i keqi për cdo komb, që ka luajtur të paktën tetë ndeshje në këtë kampionat. Në këto ndeshje ka shënuar vetëm 3 gola, kundrejt 11 të pësuarve.