Super-Ibra, gol pas tre vjetësh

Greqia, kampionia në fuqi e Europës, pësoi një humbje dramatike me Suedinë (0-2) në ndeshjen hapëse të saj. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë, ndërkohë që në të dytën dominimi i një Suedie më të freskët fizikisht dhe frytet e saj.
Zlatan Ibrahimovic realizoi një gol të jashtëzakonshëm me një silurë të fuqishme diagonale, duke mposhtur në minutën e 67-të Greqinë. Ky ishte goli i parë pas tre vjetësh me kombëtaren suedeze i sulmuesit të Interit, ose më saktë pas 13 ndeshjesh pa gol. Ibra u votua edhe lojtari më i mirë i takimit.
Për Greqinë ku ishte goli i parë pas 425 minutash në finalet e një Kampionati Europian, përfshirë edhe atë Euro 2004 ku u shpallën kampionë. Pas dështimit të Fredi Ljunbergut për të mposhtur Nikopolidhin, Hanson dyfishoi rezultatin brenda katër minutave (72') pas gabimit të pafalshëm në mbrojtje të Qirjakos.
"King Otto", trajneri gjerman i Greqisë, Oto Rehagel nuk mundi të ndalonte shthurjen e ekipit të tij, teksa Suedia mund të trefishonte rezultatin me anë të Vilhelmson. Greqisë i duhet të fitojë me patjetër me Rusinë të shtunën e ardhshme, që nga e saj humbi thellësisht me Spanjën (4-1).