Çfarë stervitje! Duro me karafil të kuq

E habitshme! Klodian Duro me një karafil të kuq në dorë. Nuk është një foto e marrë nga një spot televiziv, por nga stërvitja e parë e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Klodian Duro me ekipin e tij të ri, Omonian e Qipros.
Ish-mesfushori i Tiranës e nisi me kujtim të bukur aventurën e parë të tij në ishull, teksa mund të ndodhë që Omonia të jetë kundërshtare në Kupën UEFA e Partizanit apo Vllaznisë.
Një ceremoni e bukur në prani të qindrave tifozëve të "tërfilave", teksa urimet për sezonin e ri lojtarëve të porsa blerë u janë dhënë nga presidenti Miltiadhis Neofitu, trajneri Nedim Tutis dhe kapiteni Kostaqis Kaifas. Duro do të mbajë fanelën me numrin 15, ndërsa ndeshja e parë miqësore për ish-lojtarin e Arminia Bielfeld do të jetë ajo kundër zviceranëve të Young Boys.