Manuale mjekesore per edukatoret e cerdheve
Ne manualet mjekesore autizmi perkufizohet si nje crregullim i rende i funksioneve trunore dhe per rrjedhoje e sjelljes njerezore qe vecohet me nje demtim te komunikimit nderveprimit dhe perfytyrimit shoqeror. Mjeket specialiste thone se ka shume rendesi diagnostikimi i hershem i autizmit dhe diferencimi me qellim ndermarrjen e masave perkatese mjekesore dhe edukative. Po ashtu per vete prinderit te cilet kane femije artiste eshte me rendesi njohja me simptomat dhe llojet e diferencuara te semundjes. Nisur nga fakti qe mjaft femije kalojne nje pjese te mire te kohes ne cerdhe nen kujdesin e edukatoreve te tyre ka rezultuar si domosdoshmeri kualifikimi i ketyre te fundit ne funksion te evidentimit te simptomave te kesaj semundjeje te veshtire. Edukatoret e kryeqytetit i jane nenshtruara nje trajnimi kualifikues per njohjen e ketij crregullimi qe prek femijet. Sipas tyre autizmi eshte nje semundje per te cilen dihet pak dhe keto lloj trajnimesh i kane ndihmuar ato qe jo vetem te rrisin nivelin e tyre profesional por ne te njejten kohe tu vijne ne ndihme prinderve duke i sinjalizuar ne kohe per simptomat e semundjes qe mund te vihen re te femijet e tyre.