E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn ne fuqi vendimi per pagat e mjekeve

Ndryshimi i pages fikse mujore te mjekeve te qendrave shendetesore ka hyre dje ne fuqi. Kete vit paga fikse do te llogaritet ne masen 80 te historikut te shpenzimeve te qendres nga 85 qe ishte vitin e kaluar. Nderkohe qe eshte rritur masa e bonusit me 5 duke u llogaritur 10. Ndryshimet bazohen ne vendimin nr. 857 date 20.12.2006 Per financimin e sherbimeve te kujdesit shendetesor paresor nga skema e detyrueshme e sigurimeve te kujdesit shendetesor. Ne kontratat e reja qe pritet te nenshkruaje Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor me qendrat shendetesore pagesa fikse do te jete pagese per banore per gjate periudhes 2011ndash2013 e cila do te llogaritet ne masen 80 te historikut te shpenzimeve te qendrave shendetesore. Vendimi percakton Pagesa behet duke u bazuar per numer vizitash dhe sherben per te nxitur rritjen e veprimtarise se qendres. Pagesa bazuar ne veprimtarine llogaritet ne masen 10 te fondit te pergjithshem te kontraktimit ne nivel qarku. Kjo shume do te shperndahet per cdo QSH bazuar ne numrin mesatar ditor te vizitave te kryera nga mjeket e kontraktuar. Ndersa bonusi do te llogaritet ne masen 10 te fondit te pergjithshem te kontraktimit ne qark. Kjo shume do te shperndahet per cdo QSH bazuar ne realizimin e treguesve perkates. Vleresimi i cilesise se sherbimeve per te cilat QSH-ja mund te perfitoje bonus behet ne baze te plotesimit te treguesve qe matin koston e trajtimit te pacienteve procesin qe kryejne qendrat shendetesore per kujdesin shendetesor ndaj pacienteve rezultatin e kujdesit shendetesor dhe trajtimit me barna pjesemarrjen e stafit mjekesor ne edukimin mjekesor te vazhdueshem. Ne kontratat e reja ISKSH do te percaktoje qarte se kur qendrat gezojne te drejten e marrjes se pageses bonus.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›