Alarmi, fëmijët 7-10 vjec obezë, ja shkaqet
TIRANË- Sikundër në të gjithë botën edhe në Shqipëri sëmundja e obezitetit dhe mbi pesha po njohin shtrirje të madhe në popullsi, duke prekur gjithnjë e më shumë moshat e reja shkollore.
Referuar studimit më të fundit të realizuar nga ISHP në 104 shkolla 9-vjecare në vend rezulton se 7.7 përqind e fëmijëve të moshës 7-10 vjec janë obez, ndërsa 22 përqind e tyre janë mbipeshë me prevalencë të lartë obeziteti.
Raporti i plotë i të dhënave të studimit është prezantuar sot në prezencë të mjekëve dhe ekspertëve më të mirë nga i gjithë vendi. Ndër të tjera ekspertët ngrënë shqetësimin e moskonsumimit të mëngjesit nga fëmijët e shkollave që vlerësohet si një ndër vaktet më të rëndësishme për të parandaluar obezitetin apo mbipeshën.
Në raport thuhet se fenomeni i mbipeshës është më i përhapur në qytet me rreth 60 përqind ku me të riskuar mbeten djemtë sesa vajzat.
Disa nga shkaqet e referuara si shkaktare apo ndihmues të prekjes nga obeziteti janë konsumimi në rritje nga fëmijët i produkteve të pasura me sheqerna si karamele çokollata në pikat e shitjes brenda shkollave në një kohë kur aktiviteti fizik paraqitet në ulje.
(e.m/News24/BalkanWeb)