‘Gjyshi’, Berisha: S’merrem me jetën personale të Ramës, vuan nga kompleksi i Edipit
PASKUQAN- Në një tubim elektoral, para simpatizantëve dhe mbështetësve të shumtë, Partia Demokratike prezanton në Paskuqan kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se falë reformave Paskuqani dhe Shqipëria nuk janë më ato që ishin pak vite më parë.
“Këto vite kanë qenë vitet e ndryshimeve të mëdha. Së bashku ne ja dolëm te meritojmë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, së bashku ne ja dolëm të meritojmë firmosjen e marrëveshjes se stabilizim associmit, ja dolëm të meritojmë heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë në mbarë Evropën, së bashku merituam statusin e vendit kandidat. Paskuqani dhe Shqipëria nuk janë më ato që ishin pak vite më parë", tha Berisha.
Berisha i është përgjigjur etiketimeve që kreu i opozitës Edi Rama ka bërë në adresë të kryeministrit gjatë takimeve të tij elektorale. Berisha tha se Rama vuan nga kompleksi i Edipit, teksa u shpreh krenar për vitet që mban mbi supe.
“Alternativa tjetër alternativa e mashtrimit. E jona bazohet tek besimi tek personi, liria e individit, vlera dhe solidariteti i familjes, puna dhe dashuria për familjen. Alternativa e shokut mavi bazohet tek mallkimi, sharja mallkimi dhe kërcënimi. Me lejoni ti them dy fjale. Rama, jeta jote personale nuk do jetë axhendë e imja, axhendë e imja do jenë qytetarët shqiptar, punësi, rrogat dhe pensionet e tyre, shërbimi shëndetësor i tyre infrastruktura shërbimi shëndetësor etj..Ti që ke bere vitet e mia axhendë elektorale tuajën do i them dy fjalë. Vitet e mija janë krenaria ime, janë bekimi i Zotit për cdo njeri. Cdo vit jete e ka bekim nga Zoti. Nipërit dhe mbesat janë urat e frymëzimit tim të jashtëzakonshëm, kur unë i shoh ata frymëzohem dy herë më shumë për të punuar për të gjithë fëmijët e Shqipërisë”, tha Berisha.
"Së dyti, por do i bie shkurt , mos harro se unë jam mjek nuk kam dashur kurrë te merrem me problemet, ne fëmijëri ke vuajtur nga kompleksi i ekipit, ky kompleks është kompleks o radhë, është kompleksi i urrejtjes ndaj babait dhe për këtë nuk je përgjegjës ti, por tani që je baba vetë ti duhet te frenosh dhe të mos shpallesh shprehjet e këtij kompleksi sepse sic thanë mediat në dokumentarit kujtimet vegjelisë babi mungonte. Këto gjëra intime të jetës sate nuk mund ti shprehesh urrejtje për baballarët dhe gjyshërit e tjerë. Unë nuk do merrem me ty", shtoi Berisha.
Kryeministri premtoi se në Paskuqan do të ndërtohen 2 parqe industriale që do të krijojnë 30 mijë vende pune. Gjithashtu, sipas tij, "turizmi do të marrë dimensione të reja, pasi qeveria po ndërton rrugët e zonave turistike në mënyrë që ato zona të marrin zhvillimin e fuqishëm që meritojnë dhe të nxisin punësimin. Ai theksoi se "në 4 vitet që shkuan ne tërhoqëm në Shqipëri 4.2 miliard dollarë investime të huaja", ndërsa siguroi se 4 vitet që vijnë do të kemi 6 miliardë dollarë investime të huaja. Vetëm kaskada e Devollit dhe TAP, janë së bashku rreth 2 miliard dollarë investime.
Berisha zgjodhi këtë takim elektoral për të prezantimin himnit të fushatës së PD-së, i cili është kënduar sërish nga grupi Elita 5.
(e.m/BalkanWeb)