Alarmi i SHBA Artan Hoxha Shqetesimi ne rritje. Mustafa Nano Veprim befasues

Opinionistët paraqiten të ndarë në vlerësimet e tyre për thirrjen e lëshuar nga amabasada amerikane në Tiranë, për kujdes në 18 shkurt. Artan Hoxha thotë se reagimi është shprehje një shqetësimi në rritje, ndërsa opinionisti Mustafa Nano thotë se thirrja e ambasadës amerikane ka qenë një befasi.
“Shqetësimi i ambsadës është i rritur pas faktit të demostratave të dhunshme të 21 janarit të opozitës. Ambasada amerikane, megjithëse mendon që mudnësia e protestave të dhunshme është e vogël, gjithsesi ajo nuk është zero. Ateherë I del të keqes përpara dhe njofton qytetarët amerikanë t’I shmangen një rreziku të mundshëm, qoftë edhe I vogël. Jam I prirur të besoj se demostrata e nesërme e opozitës do të jetë e paqme, por duhet të mbajmë parasysh që ambasada amerikane është mjaft e kujdesshme, vlerëson çdo informacion. Risku gjithsesi nuk është zero” tha Hoxha.
“Ky paralajmërim I ambasadës amerikane, ashtu si dhe paralajmërimi I datës 28 me befasojnë pak. Është një paralajmërim që nuk dëgjohet ta thonë të tjerët, sidomos strukturat locale të sigurisë dhe të rendit, që noralisht do duhej ta thonin. E justifikon këtë parlajëmrim vetëm fakti që ambasada mund të ketë shërbimet e veta të inteligjencës që mund t’I ketë më të zotat se të gjitha strukturat e rendit dhe të sigurisë dhe të inteligjencës shqiptare. Vetëm në këtë kontekst paralajmërimi është I justifikuar. Nëse nuk është kështu ky është një teprim I gabuar që bën ambasada amerikane dhe do duhej që mos ta bënte më një lojë të tillë sepsemë ngjan me një teprim që synon provokim të panevojshëm. Nuk vërej as simptomën më të vogël të ndonjë dhune të paralajmëruar. Në kët kuptim them që paralajmërimi që ambasada amerikane I bën qytetarëve të vet më kap në befasi. Në qoftë se do të rezultojë që ka dhunë, atëherë ka dy variante, ose këta kanë shërbime të forta inteligjence ose këta po përgatisin vetë ndonjë dhunë, sepse nuk shoh dot ndonjë variant të tretë” tha Nano.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 17 shkurt 2011 )