E Diel, 1 Nëntor 2026

MD Imuniteti i gjyqtareve pa rezultat. Nishani Duhet shumice e cilesuar

Vetem nje dite pas deklarates se presidentit Bamir Topi mbi heqjen e imunitetit te gjyqtareve dhe fillimin e nje nisme ligjore per tiu derguar me pas parlamentit, ministri i Drejtesise Bujar Nishani deklaron se propozimi eshte pa rezultat. Ne nje interviste per televizionin Alsat, Ministri i Drejtesise Bujar Nishani shprehet se zgjidhja e imunitetit te gjyqtareve kerkon nje shumice te cilesuar ne parlament, opsion ky i cili nuk do te marre konsensusin e opozites.

“KLD i është adresuar përsëri parlamentit për të bërë ndryshimet e dudhura ligjore që do të thotë një ndërhyrje në kushtetutën e vendit. Kjo do të thotë një votë e cila ka të bëjë me 2/3 e parlamentit, çka për situatën politike dhe për qëndrimin krejt të qartë të opozitës shqiptare për të mos lejuar funksionuar e institucioneve, për të bllokuar të gjitha këto nisma, nuk e jep këtë konsensus ndaj dhe kjo gjetje që është propozuar për mendimin tim është pa rezultat” tha Nishani.

Sipas ministrit te Drejtesise zgjidhja e vetme mbetet ajo e vetëdeklarimit, ku gjyqtaret heqin dore vullnetarisht nga imuniteti. Nishani sqaroi se kjo eshte nje praktike e perdorur gjeresisht ne Evropen Perendimore ndersa impakti mbi opinionin publik do te jete mjaft pozitiv.

“Politika dhe drejtësia duke dhënë shembullin e tyre të parë në opinionin public që çështjet e korrupsionit nuk mund të konsiderohen, nuk mund të kenë asnjë lloj imuniteti, unë besoj që ka një rëndësi të madhe jetike edhe për imazhin e Shqipërisë” tha Nishani.

Nisma per heqjen e imunitetit te gjyqtareve ende nuk ka gjetur konsensusin e Keshillit te Larte te Drejtesise ndersa zgjidhja e ndryshimeve kushtetuese ne parlament nuk ka aprovimin e opozites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›