Deklaratat për etninë Greqia thërret konsullin grek në Athinë
KORCE- Konsulli grek Theodhoro Ikonomus është thirrur në Athinë për të dhënë shpjegime në lidhje me deklaratat e tij ku i bën thirrje korcarëve të mos kenë frikë të regjistrohen si grekë.
'
Lajmi është konfirmuar për NEWS24 nga konsullata greke në Korcë e cila nga ana tjetër nuk konfirmon nëse kemi të bëjmë me një largim nga detyra të konsullit apo jo.
Ndërkohë që media greke kanë shkruar sot se Ministria e Jashtme greke ka tërhequr konsullin nga Korca dhe se shkaku i largimit të tij nga detyra, ishin deklaratat e tij në funksion të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri mbi baza etnike që u bënë në ceremoninë e 20-vjetorit të themelimit të degës lokale të OMONIA-s.
NEWS24 duke iu referuar burimeve nga konsullata mësohet se prej 4 ditësh konsulli nuk ndodhet në Korcë ndërkohë që sot konsullata greke ka mbyllur dyert dhe nuk ka ofruar asnjë shërbim për qytetarët korcarë.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Greqia tërheq konsullin Ikonomus nga Korca