E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia tërheq konsullin Ikonomus nga Korca

ATHINE- Sipas disa mediave ne Greqi, që i referohen ministrisë së jashtme, kjo e fundit ka terhequr Konsullin e Përgjithshëm grek në Korçë Theodhoro Ikonomus (ne greqisht Theodor Economou). Kjo terheqje nga detyra bëhet disa muaj para përfundimit të mandatit të tij në krye të konsullatës greke në Korcë.

Sipas këtyre mediave, shkaku i largimit të tij nga detyra, janë deklaratat e tij në funksion të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri mbi baza etnike. Sipas mediave ne fjale, Konsulli i Përgjithshëm është thirrur në Athinë për të raportuar.

Deklaratat e diplomatit grek dhe termi "Epiri Verior" i përmendur shumë herë në fjalën e tij, përhapën shqetësim dhe debat në Shqipëri.

Në këtë kuadër edhe ministri i Jashtëm shqiptar thirri për shpjegime ambasadorin e përgjithshëm grek në Tiranë.

Fjalët, të cilat u bënë objekt shqetësimi dhe debate ishin:
"Në Korçë grekët nuk duhet të tremben nga regjistrimi i ardhshëm duhet të tregojnë se çfarë janë. Gjyshërit e tyre ketu kanë qenë grekë, këtu janë bërë betejat e lavdishme greke, populli grek kanë qenë gjithmonë i pranishëm këtu. Shkoni tek varret e etërve tuaj që shkruajnë greqisht dhe veproni si t’ju thotë ndërgjegja."
(balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›