Alarmi i opozites zhvendosja e e paqarte e listave te zgjedhesve ne qendrat e votimit
Zgjedhjet e ardhshme lokale duket se nuk do ti shpetojne problemeve kronike te se shkuares. Ne ndryshim nga klima paraelektorale e vitit 2009 kur opozita mesyu skenen me shqetesimin e kartave te identitetit kesaj radhe jane listat e zgjedhesve ato qe po dalin ne siperfaqe si ceshtje kryesore. Lidhur me kete aspekt nje problem me shume vendos edhe Kodi Zgjedhor i cili e disiplinon procesin e hartimit dhe publikimit te listave ne nje marredhenie mes pushtetit lokal dhe atij qendror. Kodi Zgjedhor ka nje mosperputhje me realitetin pasi edhe pse cakton drejtuesit e pushtetit vendos si pergjegjes per procesin e listave qeverine. Duhet thene qe listat si te tilla burimisht merren nga regjistri i gjendjes civile qe administrohet nga Ministria e Brendshme tha rreth kesaj ceshtjeje per Shqip anetarja e Kryesise se Partise Socialiste Lindita Nikolla. Ne cilesine e kryetares se Minibashkise nr.1 ajo ka percjelle nje sere problemesh te hasura ne procesin e hartimit dhe publikimit te listave te zgjedhesve qe gradualisht po konstituohet si debat politik. Formulimi i shqetesimeve politike ne kete drejtim megjithate ka ne baze te dhena konkrete teknike te cilat jane elementi qenesor i nje problematike kronike e cila ne vijimesi ka prekur zgjedhjet shqiptare. Shqetesimi lidhet me percjelljen e te dhenave per zgjedhesit numrin e tyre ne njesite perkatese mbi te cilat mandej behet edhe ndarja e qendrave te votimit. Kodi percakton se nje Qender Votimi nuk mund te kete me shume se 1000 votues dhe kalimi i ketij numri con ne krijimin e QV te reja. Per te realizuar kete gje kerkohet percjellja e te dhenave nga Regjistri i Gjendjes Civile por kete ne fakt e kontrollon vetem Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile. Dicka ka filluar te levize por sipas informacioneve probleme ekzistojne ne njesine nr. 5 dhe njesine nr. 7 tha Nikolla. Ajo ka sjelle ne vemendje ceshtje teknike qe kane te bejne direkt me saktesine e listave te zgjedhesve ne nje vend ku levizja e qytetareve eshte me dinamike te larte. Ne kete drejtim problem mbetet edhe informimi ne kohe i njesive te pushtetit vendor per zhvendosjet e kryera dhe pasqyrimi i tyre ne lista. Keshtu edhe pse regjistrimi i shtetasit ne rast te kalimit nga nje njesi e pushtetit vendor ne nje tjeter realizohet ne zyrat e gjendjes civile duhet thene se keto te fundit mundet pasketaj vetem te shohin rekordet dhe jo te shfrytezojne ato per interesa te dokumentacionit elektoral. Ne nje forme me te zgjeruar politike kete marredhenie te veshtire mes pushtetit vendor dhe Ministrise se Brendshme e ka ngritur para disa ditesh edhe kreu socialist Edi Rama. Nuk ka asnje transparence per levizjet e zgjedhesve nga lista ne liste nga njesia ne njesi... mund te them vetem qe Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile eshte sot nje bunker pa asnje akses dhe mundesi per transparence si askund ne boten e qyteteruar demokratike ku aspirojme te integrohemi. Vetem nje grusht njerezish te komanduar nga Lulzim Basha kane kompetence te hyjne ne sistem dhe askush nuk i kontrollon eshte shprehur Edi Rama. Ne te vertete ky konstatim qe ngrihet nga opozita aktualisht priret te kthehet ne nje pedan akuzash te reja qe paraprakisht e cenojne integritetin e procesit te ardhshem elektoral. Sikurse ne rastet e tjera edhe ne kete moment PS po kerkon publikisht transparencen e hartimit te listave qe jane nje handikap i vjeter i zgjedhjeve. Detyrimi per te qene ne nje marredhenie institucionale lidhur me kete ceshtje ne kuptim te klimes politike e organizon vetiu debatin drejt ushtrimit te sulmeve reciproke qe kthehen mandej ne ushqyes te te gjitha dyshimeve. Keshtu listat si te tilla kane edhe probleme te tjera perpos atyre qe kane te bejne me ato cfare ngre aktualisht selia roze dublimet dhe pastrimi i listave te 100ndashvjecareve eshte gjithsesi nje tjeter element qe kerkon vemendje per sa kohe qe edhe matematikisht ndikon potencialisht ne rezultatin elektoral.