E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli, i frikshëm

Mesfushori i Napolit, Valon Behrami ishte protagonist i një paraqitjeje të shkëlqyeshme në ndeshje me Lazion. Futbollisti kosovar po e shijon momentin magjik të ekipit napolitan, i cili e mori primatin në Serie A pas fitores 3:0 ndaj Biancocelesti.

“Kemi bërë një lojë të mirë si në nivelin ekipor, ashtu edhe individual. Kemi luftuar për çdo top dhe e bëmë lojën tonë, duke mos i dhënë asnjë rast Lazios. Napoli ishte i ashpër. Unë ndihem mirë këtu, grupi i futbollistëve është fantastik dhe jam ambientuar mjaft lehtë në qytet”, theksoi përfaqësuesi zviceran për napolisoccer.net.

“E përsëris se Napoli është skuadra më e fortë në të cilën kam luajtur deri tash. Ka lojtarë të mëdhenj si Cavani, por edhe të tjerët janë shumë të mirë dhe është kënaqësi të luash me ta. Por, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mendojmë për ndeshjet e radhës”, përfundoi Behrami.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›