Tunnicliffe debutoi me Unitedin, babai fitoi bastin

Dhe, ai fitoi 10 mijë funte kur mesfushori u paraqit si zëvendësues në minutën e 77-të të fitores 2-1 ndaj Newcastle Unitedit. Tunnicliffe, tani 19 vjeç, bëri 30 paraqitje gjatë periudhës së huazimit te Peterborough United sezonin e kaluar por futbollisti i cili depërtoi nga rangu i ulët në Carrington, u desh të priste për të veshur fanellën e kuqe të gjigantit nga Old Trafford.
United fitoi ndaj Newcastles në natën e veçantë të familjes Tunnicliffe. Ky bast i suksesshëm është i ngjashëm me atë që kishte vënë babai i Chris Kirklandit, i cili po ashtu fitoi 10 mijë funte kur portieri debutoi për Anglinë në gusht 2006.
Eddie Kirkland rrezikoi 100 funte pasi ishte i bindur se biri i tij, aso kohe 14 vjeç, do të përfaqësonte Anglinë. Ajo ishte paraqitja e parë dhe deri më tani e vetme për Anglinë nga ish portieri i Wiganit dhe Liverpoolit.