E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipi që nuk pranon gol

Janë skuadra më e lirë në ligë, por deri më tani po u ecë shumë mirë. E promovuar në Bundesligë këtë edicion, Furtuna Dusseldorf është ekipi i vetëm nga ligat kryesore evropiane që nuk ka pranuar gol pas pesë xhirosh. Porta e saj është e pamposhtur që 7 orë e gjysmë.

Bayern Munich po ‘shkelë’ çdo gjë para vetes por ‘hit’ në Bundesligë është Fortuna Dusseldorf. Kjo skuadër ka përmbyllur pesë xhirot e para pa pranuar asnjë gol të vetëm. Janë i vetmi ekip në pesë ligat kryesore Evropiane që ende nuk ka pësuar asnjë gol.

Pas 15 vitesh u rikthye në Bundesligë dhe atë me mjaft mund. Furtuna Dusseldorf përfundoi e treta dhe u desh që promovimin ta kërkojë nëpërmjet play-offit kundër Hertha Berlinit. Në fund ia doli.

Shumëkush u parashikoi vështirësi të mëdha në elitën e futbollit gjerman. Janë skuadra më e lirë e ligës, por deri më tani po u ‘ecë’ shumë mirë. Krejt kjo falë repartit të ‘çeliktë’ defanziv.

Furtuna Dusseldorf ka dy fitore, dhe është pa humbje pas pesë xhirosh pasi portën e ka të pamposhtur tashmë 7 orë e gjysmë. Mbrojtjen më të mirë pas tyre e ka lideri Bayern Munich, që ka pranuar dy gola.

Kurse, Furtunas përveç që nuk po i shënohen gola, vështirë po krijohen edhe rastet në përballje me ta. Kjo vështirë e imagjinueshme duke pasur parasysh se sezonin e kaluar kishin mbrojtjen e tretë më të mirë në Bundesliga 2 me mesatare prej një goli të pranuar për ndeshje.

Një prej më meritorëve që skuadra ende nuk ka pësuar gol është pa dyshim edhe portieri Fabian Giefer. Është ende vetëm 22 vjeç, e Furtuna e transferoi gjatë afatit kalimtar të verës nga Bayern Munichu për 400 mijë euro.

Nëse vazhdon kështu, në fund të sezonit me siguri do të ndërrojë sërish klubin. Vlen të përmendet edhe mbrojtësi i majtë, Van den Bergh, i cili po ashtu erdhi në klub për një shumë ‘simbolike’. Nga Borussia Monchengladbach për 100 mijë euro.

Thonë se mbrojtje të vërtetë nuk ka pa një grek. Furtuna ka në qendër reprezentuesin grek Malezas. Tregimi është i bukur por gjërat e vështira pritet të vijnë në vazhdim. Në xhiron e ardhshme Furtuna pret Schalken, kurse më 20 tetor i viziton Bayern Munichu.

Pesë ndeshjet e Fortunës pa pranuar gol:

Augsburg - Dusseldorf 0-2

Dusseldorf - M'gladbach 0-0

Stuttgart - Dusseldorf 0-0

Dusseldorf - Freiburg 0-0

Furth - Dusseldorf 0-2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›