E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi, në treg lodra që rrezikojnë fëmijët

Ministria e Ekonomisë publikon listën e lodrave që përmbajnë elementë të rrezikshëm për jetën
Nga ana tjetër vetë çmimet e këtyre mallrave që i përkasin në pjesën më të madhe kategorisë që shiten në tregje, bëjnë që edhe njohja nga ana e konsumatorëve të jetë më e pakët. Nga ana tjetër, për të gjithë ata që i kanë blerë këto produkte, dhe ato janë tashmë në duart e fëmijëve, është ende më e vështirë për t'i njohur dhe për asgjësuar.
Në prag të festave të fundvitit kur fëmijët janë më të privilegjuarit në dhurata, Ministria e Ekonomisë bën të ditur se një set lodrash të rrezikshme për jetën janë hedhur në treg. "Do të donim të informonim konsumatorët, shitësit e pakicës dhe shumicës, si dhe importuesit, në lidhje me disa lodra të rrezikshme të vendosura edhe në tregun tonë. Ky informacion ka të bëjë me 2 grupe lodrash. Për grupin e parë njoftimi vjen nga Kompania "Fisher Price", e cila ka kërkuar vetë tërheqjen nga tregu të një kategorie lodrash të prodhuara prej saj që paraqesin rrezikshmëri për përmbajtjen e plumbit mbi nivelet e lejuara", - sqaron Ministria e Ekonomisë. Për këtë konstatim Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë edhe një set pamjesh në të cilat, shpjegohet edhe më qartë se kush janë këto kategori mallrash të cilat rrezikojnë në të vërtetë jetën e fëmijëvePor futja në treg e produkteve të rrezikshme për jetën e fëmijëve nuk mbaron me kaq. "Në kuadër të Sistemit për Këmbimin e Shpejtë të informacioneve për produktet e rrezikshme të vendosura në tregun e brendshëm të BE-së, informohemi për një kategori tjetër lodrash të rrezikshme. Këto lodra paraqesin rrezikshmëri të lartë ndaj mbytjes ose helmimit, shokut elektrik, dëmtimeve të ndryshme fizike apo bakteriologjike etj., të provuara nga testimet e laboratorëve të akredituar në vende te ndryshme te Bashkimit Evropian", - ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë. Duke iu referuar këtyre rasteve që sipas Ministrisë së Ekonomisë janë të rrezikshme për jetën konsumatorëve dhe fëmijëve në veçanti,ky dikaster deklaron se " i tërheqim vëmendjen jo vetëm konsumatorëve për mosblerjen e tyre, por edhe të shitësve të pakicës dhe shumicës për ndalimin e tregtimit të këtyre kategori lodrash. Ndërkohë, nga ana jonë po merren masat për koordinimin me sukses të këtij aksioni, me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për pezullimin e zhdoganimeve si dhe me IQT për ndalimin e tregtimit të mëtejshëm të këtyre produkteve të rrezikshme.
Pas përhapjes së skandalit për prodhimet e kompanisë "Fisher Price" Inc në të gjithë botën, shoqëria ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme tërheqjen e produkteve të saj edhe nga tregu shqiptar. Referuar edhe lajmeve të publikuara në shumë media të huaja, produktet e kësaj shoqërie përmbajnë elementë të rrezikshëm për shëndetin e fëmijëve. Sipas mediave ndërkombëtare, përgjegjësit për shpërndarjen e miliona lodrave në të gjithë botën, që rrezikojnë shëndetin e fëmijëve, janë të kompanive që kanë manifakturat kryesisht në Kinë. Lodrat e shpërndara edhe në vendin tonë të kësaj kompanie, janë pikërisht pjesë e këtij kontingjenti mallrash, jashtë standardeve me përbërës tepër të rrezikshëm që janë prodhuar në Kinë. Ky nuk është rasti i parë që në tregun vendës futen produkte të kësaj kategorie që mbartin rrezikshmëri të lartë. Muaj më parë institucionet përkatëse kanë lajmëruar për futjen në treg të kukullave Barbie që përmbanin elementë tepër të rrezikshëm dhe radioaktivë. Lajmi si edhe kësaj here ka ardhur në një kohë që këto produkte kishin mbërritur të konsumatori. Shoqëria "Mattel Inc" që njihet për prodhimin e lodrave për fëmijë të markave si Barbie, Fisher Price, Polly Pocket etj., nëpërmjet njoftimit të saj për shtyp drejtuar konsumatorëve në të gjithë botën, njoftoi tërheqjen të një numri lodrash të saj nga tregu mbarë botëror vetëm pak muaj më parë. Kjo tërheqje erdhi si pasojë e tejkalimit të nivelit të lejuar të plumbit që u konstatua në ngjyrat e disa prej produkteve. Në të njëjtën kohë, "Mattel Inc", shpalli tërheqjen vullnetare të disa prej lodrave që përmbajnë magnete të fuqishme që rrezikojnë të shkëputen nga struktura e lodrës dhe të rrezikojnë shëndetin e fëmijëve. Lodrat e afektuara nga këto magnete janë produkte nga programi Polly Pocket.
Nga ana tjetër vetë çmimet e këtyre mallrave që i përkasin në pjesën më të madhe kategorisë që shiten në tregje, bëjnë që edhe njohja nga ana e konsumatorëve të jetë më e pakët. Nga ana tjetër, për të gjithë ata që i kanë blerë këto produkte, dhe ato janë tashmë në duart e fëmijëve, është ende më e vështirë për t'i njohur dhe për asgjësuar. Duke pasur parasysh edhe rastin e mësipërm, por edhe historikun në këtë drejtim ministri i Ekonomisë ka sjellë për miratim në qeveri edhe një rregullore mbi bazën e të cilës të përcakton kushtet teknike për lodrat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›