E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet futja e TVSH-së në shkollat private

Komisioni i ekonomisë ka miratuar ndryshime në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar
Shkollat private dhe institucionet e tjera arsimore që nuk janë pjesë e sistemit publik do të paguajnë tatim fitimi për mallrat dhe shërbimet që ato ofrojnë. Çdo shërbim i ofruar nga ana e këtyre institucioneve do të tatohet në masën 20 për qind. Sipas specialistëve të Ministrisë së Financave, prezentë në këtë komision, është bërë e ditur se të gjithë furnizimet që janë trajtuar deri tani pa TVSH në këto institucione nuk kanë ndikuar në ofrimin e shërbimeve me kosto të ulët për nxënësit dhe studentët.Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi edhe disa ndryshime të tjera në ligjin "për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar". Projektligji parashikon futjen në skemën e TVSH-së të Organizatave Jofitimprurëse për furnizim mallrash e shërbimesh për trajtim mjekësor ose dentar, furnizim për mbrojtjen e kujdesit ndaj fëmijëve, ose të moshuarve dhe furnizim shërbimesh arsimore, kulturore a sportive. Vendosja e përjashtimit të deritanishëm për këto furnizime për një pagesë të reduktuar ka qenë e bazuar në natyrën e këtyre furnizimeve dhe në kushtet ekonomiko-financiare të përcaktuara në ligj në bazë të të cilit funksionojnë këto organizata. Përfaqësues të Ministrisë së Financave u shprehën se realiteti ka treguar se furnizimet e kësaj natyre janë kundrejt pagesave të plota dhe konkurruese në treg. Sipas tyre, për veprimtari analoge shoqëri fitimprurëse paguajnë rregullisht TVSH-në mbi furnizimet e tyre. Përjashtimi i OJF-ve deformon tregun e konkurrencës.Ndërkohë deputetët e komisionit të Ekonomisë miratuan përjashtimin e TVSH-së për furnizimin e shërbimeve arsimore nga institucionet arsimore publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›