Londer 100 metershi pa Usain Bolt

Mungon Usain Bolt, por një tjetër xhamajkan dominon garën e 100 metrave në Londër.
Sprinteri Yohan Blake, duke përfituar edhe nga dëmtimi i Asafa Powell ka fituar garën e 100 metrave në Diamond League, duke kronometruar kohën 9.95 sekonda.
Në fakt, gjithcka është thjeshtësuar shumë për Blake, pas tërheqjes nga gara të xhamajkanit Powblakeell, për shkak të dëmtimit në brinjë. Kështu rivali kryesor për Blake në këtë garë mbeti, sërisht një xhamajkan; Nesta Carter, që gjithsesi nuk arriti më shumë se vendi i dytë në podiumin londinez.
Blake ka barazuar kështu kohën e tij më të mirë sezonale, 9.95 sekonda, një kohë që do të kishte qenë më impresive, me kushte atmosferike më të përshtatshme.
6 të qindtat më i ngadaltë Carter, ndërsa podiumin e ka kompletuar amerikani Michael Rodgers me kohën 10.04 sekonda.
Eno Skarço