Alarmi, një në dhjetë meshkuj shqiptarë vuan nga impotenca
Shqetësimi i mjekëve është fakti se meshkujt shmangin vizitat mjekësore. Në Shqipëri nuk ka statistika ekzakte mbi probleme të natyrës seksuale
Një në dhjetë meshkuj ka probleme me impotencën. Thënë ndryshe, paaftësi për të kryer marrëdhënie seksuale. Të dhënat janë publikuar nga mjeku urolog dhe shefi i këtij shërbimi në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Mustafa Xhani. Por, lajmi i keq nuk është ky. Rreth 80 për qind e meshkujve shqiptarë, të cilët i kanë këto probleme, nuk kërkojnë ndihmë mjekësore për t'u trajtuar. Në Ditën Botërore të Urologjisë, Xhani ka deklaruar se kanceri i prostatës është mjaft i përhapur në vend. Sipas statistikave europiane, kjo sëmundje përbën shkaktarin e dytë të vdekjeve pas tumorit të mushkërive. Sipas mjekut specialist, kultura e ulët shëndetësore bën që shumica e pacientëve të vijnë në stade shumë të përparuara të sëmundjes. Çdo mashkull mbi të 50-at është i riskuar për t'u prekur nga sëmundja e prostatës. Duhet domosdoshmërisht që pas kësaj moshe kjo kategori t'u nënshtrohet analizave diagnostikuese. Megjithatë, në Shqipëri ende nuk ka një sistem matës preciz dhe të vërtetuar shkencor mbi përmasat e përhapjes së çrregullimeve seksuale jo vetëm për shkak të mangësive të studimeve në këtë drejtim, por edhe për shkak të rezervimit ekstrem të personave me çrregullime.
Impotenca
Sensibilizimi i shoqërisë për problemet dhe pasojat që shkakton çrregullimi i ereksionit ka qenë tema kryesore e komunikimit me mediat e shefit të Shërbimit Urologjik, Mustafa Xhani, në kuadër të Javës së Urologjisë. Sipas profesor Xhanit, një në dhjetë meshkuj në Europë, përfshi këtu edhe Shqipërinë, vuan nga impotenca seksuale. “Sipas statistikave europiane, 1 në 10 meshkuj që ka jetë seksuale aktive vuan nga impotenca seksuale. Por ajo që është shqetësuese është se 80% e këtyre njerëzve që vuajnë nga çrregullimet e ereksionit nuk kërkojnë ndihmë”, - thekson Xhani. Çrregullimet seksuale klasifikohen në katër sipas stadit të ciklit seksual: Çrregullime të dëshirës seksuale (libidos), çrregullime të jetës seksuale (frigiditeti te femrat dhe impotenca te meshkujt), çrregullime të orgazmës dhe dhimbja gjatë koitusit, aktit seksual. Çrregullimet seksuale janë më të shpeshta në moshat e reja të të rriturve, d.m.th. midis moshës 20-vjeçare dhe 30-vjeçare, grupmoshë kjo ku mbizotëron numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore për probleme të tilla.
Problemet
Mjekët kanë përcaktuar se janë tri simptoma karakteristike të shfaqjes së impotencës te meshkujt. Në rastin kur ata kanë çrregullime seksuale, sipas specialistëve të fushës, problemet lidhem me ereksionin. Ndërsa dy janë simptomat karakteristike për gratë që kanë çrregullime seksuale. Te meshkujt shfaqen simptoma të tilla si paaftësia për të arritur ereksionin, paaftësia për të mbajtur ereksionin gjatë gjithë aktit, vonesa ose mungesa e ejakulacionit. Studimet kanë përcaktuar se një ndër shkaktarët numër një të impotencës te meshkujt është edhe përdorimi i duhanit në mënyrë të rregullt. Përveçse shkakton shumë sëmundje të ndryshme në mushkëri, duhani është edhe një ndër shkaktarët kryesorë të impotencës seksuale, madje që në moshë të re. Çrregullimet mund të lindin në çfarëdolloj moshe, madje dhe kur më parë personi ka pasur përgjigje normale gjatë aktivitetit seksual. Ato mund të shfaqen gradualisht ose menjëherë dhe mund të prekin një stad ose disa të aktivitetit seksual. Studimet e bëra kanë treguar se impotenca nuk është e trashëgueshme. Nëse vetëm 10 vjet më parë shkencëtarët e kishin lidhur impotencën seksuale me trashëgiminë, tani kjo nuk vlen më.
Impotenca, në Shqipëri mungojnë të dhënat për shitjen e viagrës
Në Shqipëri mjekët dhe farmacistët nuk mund të përcaktojnë statistika të përdoruesve apo grupmoshës që konsumojnë viagra. Sipas mjekëve, shqiptarët nuk kanë ende një kulturë konsultimi me specialistin, veçanërisht sa u përket problemeve të tyre seksuale. Vizitat e rregullta tek andrologu, për rastin në fjalë jo vetëm që do të shmangnin rastet me pasoja kritike për jetën, por do të ndihmonin edhe në përcaktimin e shifrave të sakta të përdoruesve të viagrës. Megjithatë, shumë të dhëna tregojnë se megjithëse magjia e pilulës blu, që kuron impotencën, është vërtetuar dhe provuar para tetë vitesh në mbarë botën, ajo vazhdon të ketë përparësinë kryesore edhe në tregun e barnave në Shqipëri. Pra, përjashtim nuk bën as Shqipëria, një ndër vendet e para në Europë ku ka hyrë viagra, ligjërisht apo jo. Tani, prej mëse tre vitesh, ky medikament mund të gjendet në çdo farmaci, pa nevojën e një recete. Mjafton të kesh në xhep 1400 lekë dhe gjithkush mund të ketë në dorë pilulën blu në formë rombi, në njërën anë të së cilës janë stampuar inicialet VGR dhe gramatura përkatëse, ndërsa në tjetrën firma farmaceutike që ka eksluzivitetin e prodhimit.
15 Shtator 2009