E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi për bombë ne Rinas, Grasshopers 30 minuta xhiro ne ajer

Alarmi për bombë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, ka pasur një "viktimë". Të paktën për 30 minuta carteri me të cilin mbërriti ekipi zviceran i Grasshopersit në Shqipëri, ka bërë vara-vingo mbi qiellin e kryeqytetit shqiptar pas pezullimit të pistës dhe në pritje të urdhrit për ulje.
Sipas asaj që raportohet në faqen zyrtare të klubit zviceran, skuadra e Grasshopersit ka mbërritur në Rinas me një carter 35-vendesh, teksa kanë hasur edhe problemet që kanë shoqëruar aeroportin e vetëm ndërkombëtar shqiptar. Për shkak të alarmit për bombë dhe pezullimit për ulje në pistë, avioni që solli ekipin zviceran është endur për gati 30 minuta në ajër në pritje të urdhrit për ulje. Por vuajtjet për zviceranët nuk kanë mbaruar këtu, pasi edhe pse delegacioni ka pritur për një kohë të gjatë në pikën e kontrollit për shkak të alarmit për bombë. Edhe temperatura e lartë e kryeqytetit shqiptar e më pas në Durrës, 35 gradë celsius i ka dhënë një "grusht" tjetër zviceranëve të mësuar përjetësisht me kohë të freskët në verë. Lista e ankesave helvetike vazhdon me fushën e stadiumit, por i kanë mirëkuptuar drejtuesit e impiantit "Niko Dovana", pasi me të nxehtit që po kalon Shqipëria është e pamundur të ruhet bari në kushte optimale. "Grasshopers ka ardhur në Shqipëri me një synim të qartë: të arrijë kualifikimin në turin e tretë', citonte faqja zyrtare e klubit. Trajneri Latour ka urdhëruar të tijtë të luajnë vetëm për fitore, kjo edhe për shkak se Besa ka shënuar një gol në ndeshjen e parë. "Ne nuk duhet të luajmë në mbrojtje, por duhet të paraqitemi kompaktë dhe të besojmë te kreativiteti i lojtarëve tanë. Ne duhet të kontrollojmë më shumë topin, por do të përpiqemi të gjejmë edhe rrugën e rrjetës. Një gol do të na jepte qetësinë e duhur gjatë gjithë ndeshjes', - citohet trajneri Hanspeter Latour. Për ndeshjen e kthimit Grasshopers do të ketë edhe shërbimet e dy futbollistëve të Kombëtares së Zvicrës, Eldin Jakupovic dhe Rikardo Kabanas. "Përvoja e tyre do të na ndihmojë shumë", -shkruan faqja zyrtare e Grashopersit.

Betexplorer

Besa- Grasshoppers
1 x 2
3.90 3.32 1.77

Kupa Intertoto
Turi i dytë
Ndeshjet e kthimit

A NK Gorica -Chernomorets 1-1
B Sivasspor -Grbalj 2-2
C Besa-Grasshopper 1-2
D Bnei Sakhnin-Renova 2-1
E Panionios-OFK Beograd 0-1
F PFC Neftci- Antëerpen 1-1
G Etzella- Saturn Oblast 0-7
H Tavriya-Tiraspol 0-0
I Shakhtyor -Sturm Graz 0-2
J Honved –Teplice 3-1
K Odense-TPS Turku 2-1
L IF Elfsborg-Hibernian 2-0
M Rosenborg-Ekranas 3-1
N Bohemian-Riga 0-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›