E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elton Grami firmos për Shkumbinin

Elton Grami është blerja e re e Shkumbinit. Trajneri Gugash Magani dha pëlqimin për mbrojtësin 24-vjecar, i cili sezonin e fundit luajti me Kastriotin.
Grami bëhet lojtari i tretë i Kastriotit që bashkohet me skuadrën peqinase, pasi më parë me presidentin Xhavit Ismaili kishin nënshkruar edhe Erion Rizvanolli e Erald Turdiu.
Shkumbini, që sezonin e kaluar u rendit në vendin e pestë fazën përgatitore do ta zhvillojë në Strugë të Maqedonisë. Nisja për në vendin fqinjë, të shndërruar tashmë në një kamping stërvitor për shumë skuadra shqiptare – e fundit Dinamo – do të bëhet ditën e diel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›