Alarmi për tumoret, 6 mijë raste në një vit
10/04/2012 Problemet në trajtimin e pacientëve, onkologjiku me mungesë barnash e aparaturash
Gjendja më mjeruese në rrethe. 17 për qind e të prekurve humbasin jetën
Vendi ynë po përballet me një rritje të frikshme të përhapjes së tumoreve. Të dhënat alarmuese të raportuara nga shërbimi i onkologjikut në QSUT tregojnë se çdo vit evidentohen rreth 6 mijë pacientë të rinj të prekur nga sëmundje të ndryshme tumorale, ku më shqetësueset paraqiten kanceri i mushkërive, i lëkurës, i gjirit, qafës së mitrës etj. Megjithatë, kjo shifër mendohet të jetë edhe më e lartë, pasi pjesa dërrmuese e pacientëve fatkeqësisht e zbulojnë sëmundjen në stade tepër të rënduara, kur fillojnë të shfaqen simptomat e dukshme, teksa për vite me radhë sëmundja mund të avancojë në mënyrë të heshtur pa u kuptuar. Ndonëse numri i të prekurve po njeh rritje shqetësuese, shërbimi i onkologjikut në QSUT-së përballet me një tjetër problematikë shqetësuese sa u takon trajtimeve dhe shërbimeve që duhet të ofrohen për këtë kategori pacientësh. Prej kohësh ky shërbim po përballet me një mungesë të theksuar barnash, aparaturash e pajisjesh që nevojiten për diagnostikimin e tumoreve. Mungesa e barnave është prezente në çdo kohë, pavarësisht deklaratave të vazhdueshme që bëhen për sigurimin e tyre. Vetë pacientët tregojnë se duhet ta paguajnë nga xhepi i tyre për çdo trajtim që marrin në këtë shërbim, ndonëse janë të përfshirë në skemën e sigurimeve. Po ashtu edhe mjekët pohojnë se edhe në rastet kur bëhen të shumëpërfolurit tendera për sigurimin e barnave, mjaftojnë vetëm pak ditë nga sigurimi i tyre për të boshatisur farmacinë e spitalit. Shqetësuese mbetet edhe mungesa e aparaturave që shërbejnë për trajtimin e tumoreve, duke vënë në rrezik shëndetin e pacientëve të prekur. Kjo pasi për të bërë kimioterapinë lista e pritjes është e gjatë, kështu që pacientëve u duhet të qëndrojnë për një kohë të gjatë në pritje derisa të sigurojnë një vend. Janë rreth 100 pacientë në ditë që i nënshtrohen shërbimit radiologjik apo kimioterapisë në spitalin onkologjik dhe atyre u shërben vetëm një aparaturë. Nëse kjo aparaturë pëson dëmtime, pacientët mbeten pa shërbim. ata mbeten pa këtë shërbim. E ndërsa kjo panoramë shqetësuese ka mbërthyer spitalin më të madh në vend, QSUT-në, gjendja në rrethe është edhe me mjeruese. Atje jo vetëm nuk ka aparatura, por mungojnë edhe mjekët specialistë që nevojiten për trajtimin e këtyre rasteve, çka i detyron pacientët të dynden të gjithë drejt Tiranës, dike shkaktuar shpeshherë probleme dhe kaos në dhënien e një shërbimi cilësor. Kostoja e trajtimit të një pacienti që vuan nga kanceri është tepër e lartë. Kjo situatë alarmuese është raportuar nga vetë kreu i shërbimit Agim Sallaku, i cili gjatë raportimit të bërë dje në Komisionin e Shëndetësisë ka deklaruar se kundrejt kësaj situate alarmuese nevojitet krijimi i regjistrit kombëtar të kontrollit të kacereve, ku do të shihen rastet e reja në vite, specializimi i stafeve mjekësore dhe dërgimi i tyre në rrethe, si dhe gjetja e një zgjidhjeje për ngërçin e barnave. Sipas onkologut Agim Sallaku, vitin e fundit rastet janë rritur me 20 për qind më shumë, duke e shndërruar këtë sëmundje në një epidemi, që po u merr jetën shqiptarëve, e në rast se nuk ndërhyhet, pasojat do të jenë edhe më të rënda brena një kohe të shkurtër. Gjatë raportimit të bërë në Komision vetë zyrtarët e shëndetësisë kanë deklaruar se buxheti për citostatikët është në rritje nga viti në vit, por pavarësisht kësaj mbulimi i nevojave të pacientëve është tepër i ulët për shkak të shtimit të rasteve të vrullshme.
Shefi i onkologjikut
“Kemi probleme me aparaturat. Duhet akserelatori linear, që trajton me rreze të sëmurët tumorale duke goditur vetëm qelizat e sëmura të trupit. Duhet rritur buxheti që të shohim impaktin, se sëmundja mund të kurohet. Investimet janë të rëndësishme, të futet skaneri në disa spitale, e të shtohen preparatet. Kemi një mungesë mjekësh specialistë për citologjinë e kancerit të qafës së mitrës, pasi ka vetëm në Tiranë. Njëkohësisht njerëzit duhet ta dinë se edhe një gërvishtje në kokë për një kohë të gjatë apo nodus që nuk ikën, duhet të paraqiten te mjeku për të zbuluar sa më herët sëmundjen”, - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme shefi i shërbimit onkologjik Agim Sallaku kundrejt situatës shqetësuese.
Detaje
Zëvendësministri i Shëndetësisë Bardh Spahia ka konfirmuar se 17% e vdekjeve në vend po ndodhin për shkak të kancerit dhe format më të përhapura janë në lëkurë, mushkri, rrugët urinare, kanceri i gjirit e ai i mitrës etj. Ndërsa për shpenzimet në medikamente Spahia shtoi se kostoja për citostatikët është 2-4 milionë dollarë në vit.
Sëmundjet tumorale përbëjnë shkaktarët e dytë të vdekjeve në vend pas sëmundjeve të zemrës. Çdo vit në Shqipëri regjistrohen 6000 pacientë të rinj me kancer, duke shënuar një rritje me 20 për qind vetëm vitin e fundit. Për një planifikim të saktë të ecurisë është e nevojshme ngritja e menjëhershme e një regjistri kombëtar për kancerin.
Kujdes!
Mjekët onkologë tregojnë se shkaqet që ndikojnë në përhapjen e tumoreve janë të shumta e të ndryshme në pacientë të ndryshëm. Sidoqoftë, stresi, mënyra e jetesës, kequshqyerja, duhanpirja, ndotja e ambientit, ekspozimi ndaj lëndëve të rrezikshme, ekspozimi ndaj lëndëve radioaktive apo rrezatimet e ndryshme sikundër edhe ato të dëmshme diellore si dhe faktorët gjenetikë listohen si shkaqet e shtimit të numrit të të prekurve. Në vendin tonë moskryerja e analizave parandaluese është shkaku kryesor për vdekshmërinë e lartë. Madje, mjekët shtojnë më tej se pacientët humbin jetën edhe për tumore që po u kapën në fazat fillestare mund të trajtohen e të mos mbartin komplikacone.