E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis kompensimi i 8000 familje të përjashtuar

10/04/2012  Taksa e pastrimit

Kategoritë e përjashtuara nga detyrimi i derdhjes së taksës së pastrimit, duke filluar nga dita e sotme, duhet të paraqiten pranë zyrave përgjegjëse të ujësjellësit për të marrë kompensimin e faturës së derdhur për muajin janar. Për shkak të problematikës së krijuar në radhët e gjendjeve civile, ndonëse këto shtresa me vendim të këshillit bashkiak u përjashtuan nga derdhja e taksës së pastrimit, shlyen pagesën në faturën e muajit janar. Burimet zyrtare të Bashkisë dhe Ujësjellësit kanë bërë me dije gjatë ditës së djeshme se duke nisur nga dita e sotme rreth 8 mijë familjarët që janë përjashtuar nga e drejta e pagesës së taksës së pastrimit duhet të paraqiten pranë zyrave përgjegjëse për të marrë kompensimin e faturës së janarit. Për të marrë këtë kompensimin familjarët duhet të paraqiten në zyrat përkatëse të Ujësjellësit të ngritura në sheshin “Uillson”, rrugën “Mine Peza”, “Ali Demi” si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›