Alarmi qe vjen nga pakesimi i energjise
Nga Bamir Topi*
President i Republikes
Pjesemarrja e Shqiperise ne kete Samit eshte ne perputhje te plote me frymen dhe politiken e saj te mirekuptimit dhe te bashkepunimit ne rajon e me gjere, per sigurimin e kushteve dhe hapesirave te nevojshme per zhvillime afatgjata dhe te qendrueshme te sektorit te energjise. Si vend anetar i Komitetit te Energjise do te deshiroja te ndajme se bashku shqetesimin, se sigurimi dhe qendrueshmeria e furnizimit me energji, po behen gjithnje e me shume ceshtje me nje ndjeshmeri te larte si dhe sfidat kryesore te cdo vendi ne rajon dhe pertej tij. Studimet dhe analizat kane deshmuar se kerkesa e vendeve te rajonit tone per energji mbizoterohet nga varesia e burimeve te importit, per shkak te pamjaftueshmerise se burimeve primare, kapaciteteve te kufizuara te prodhimit dhe te furnizimit, pozicioneve dominuese dhe monopol, si dhe zhvillimit aktual te tregjeve te energjise.
Vleresoj se furnizimi i qendrueshem me energji eshte dhe mbetet nje ceshtje me rendesi te dores se pare per te ardhmen e zhvillimit te ekonomise se cdo vendi, mbi bazen e diversifikimit te burimeve te furnizimit, ne raport me furnizimin e deritanishem. Ne keto rrethana, inkurajojme dialogun, kooperimin dhe partneritetin ndermjet vendeve prodhuese, tranzituese dhe konsumatore, sepse eshte e dobishme qe politikat e zhvillimit te orientohen si drejt rritjes se burimeve vendore, ashtu dhe drejt diversifikimit te furnizimit, me ane te integrimit te rrjeteve dhe te projekteve ne infrastrukturat e medha te energjise.
Per shkak te zhvillimeve te fundit ne tregjet e naftes dhe te gazit, tashme, eshte konsoliduar ideja e ndertimit te korridoreve dhe linjave te reja, te furnizimit me energji nga burimet rreth Detit Kaspik dhe nga Lindja e Mesme drejt vendeve te rajonit tone, Evropes Qendrore dhe asaj Jugore. Kriza financiare qe po vuan ekonomia boterore e ben edhe me te nevojshme mbeshtetjen qe duhet t'u japim projekteve te medha te infrastrukturave energjetike dhe, vecanerisht, gazsjellesve, depozitimeve nentokesore dhe terminaleve te gazit.
Republika e Shqiperise inkurajon dhe mbeshtet perpjekjet dhe veprimet konkrete ne drejtim te kooperimit dhe integrimit te burimeve dhe te sistemeve te furnizimit me gaz, ndermjet vendeve te Detit te Zi dhe te Evropes Juglindore. Shqiperia si vend anetar i Komitetit te Energjise vlereson, vecanerisht, procesin e fuqizimit dhe modernizimit te sistemeve dhe rrjeteve energjetike, si dhe krijimin e nje tregu te hapur funksional, ne nivel vendor, rajonal dhe me gjere, sipas parimeve te Traktatit per krijimin e Komunitetit te Energjise, per transaksionet, tranzitimet, aksesin e pales se trete dhe transparencen e tarifave.
Si vend me nje sistem energjetik te pabalancuar, me nje treg me permasa te vogla dhe me linja te pakta te interkonieksionit me vendet fqinje, Shqiperia nuk eshte e lidhur me rrjetin nderkombetar te gazit natyror, gje qe ndikon ne sigurine dhe qendrueshmerine e zhvillimit ekonomik te saj. Shqiperia ka nje program te vecante strategjik, qe mbeshtet zhvillimin e burimeve dhe rrjeteve energjetike, per integrimin e tyre ne tregjet rajonale dhe evropiane, vecanerisht, projektin e gazsjellesit Trans-Adriatik qe lidh Greqine me Italine nepermjet Shqiperise, si dhe gazsjellesin Adriatik-Jonian, qe lidh vendet e Ballkanit Perendimor. Me pjesemarrjen e saj ne kete Samit Shqiperia konfirmon edhe njehere vullnetin dhe interesin e saj per te bere pjese dhe per te kontribuar ne perpjekjet, nderhyrjet dhe projektet qe synojne forcimin e sigurise se furnizimit me energji dhe zhvillimin e rrjeteve dhe infrastrukturave rajonale te energjise.
* Fjala e mbajtur dje ne Samitin e Sofies, Bullgari