E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Hetimi i Rames, teatral

Denis Dedej

Opozita duket e bashkuar ne kundershtimin e komisionit hetimor parlamentar per kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama, njeheresh lideri i Partise Socialiste. Ish-aleati i tij, kryetari i partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, eshte shprehur kunder ngritjes se komisionit nga ana e mazhorances, per kryebashkiakun Rama. Nepermjet nje deklarate per shtyp, diten e djeshme, ai u shpreh se ngritja e ketij komisioni eshte pa kuptim. "Mendoj se komisioni hetimor i ngritur nga ana e mazhorances eshte pa kuptim, per arsye se ky Parlament e ka mbyllur mandatin e tij", vleresoi lideri i LSI-se. Por, duke mos harruar ato cfare jane thene ne adrese te kryesocialistit Rama, ish-aleati i tij, kujtoi se ngritja e komisionit hetimor parlamentar nga ana e mazhorances eshte dhe nje fund i nje bashkepunimi teatral. "Mendoj se nje Komision i tille eshte nje fund teatral i nje bashkepunimi teatral", ironizoi kryetari i partise LSI, Meta. Teksa ka risjelle ne fokus dhe njehere qendrimin e kahershem te tij, se ka pasur bashkepunim mes dy krereve te dy partive te medha. Megjithese prej kohesh midis Partise Socialiste dhe asaj Levizja Socialiste per Integrim ka pasur mosmarreveshje dhe akuza ne distance, me deklaraten e fundit te zotit Meta duket se marredheniet nuk jane me te tensionuara si me pare. Shpeshhere lideri i LSI-se ka sulmuar kryesocialistin si bashkepunetor me kryetarin e mazhorances Sali Berisha per ndryshimet ne Kushtetute dhe Kodin Zgjedhor. Berja e ketyre ndryshimeve solli dhe shkrirjen e koalicionit te majte. Nderkohe qe Lideri i LSI, Meta, kritikoi po dje qeverine se po ben presion ndaj biznesit ne prag te zgjedhjeve. "Vendimi i fundit i qeverise Berisha per rritjen e kompetencave per tatim-taksat, per investigimin e biznesit dhe te biznesmeneve eshte nje tjeter shembull i presionit ne rritje te kesaj Qeverie ndaj biznesit dhe ndaj biznesmeneve, sidomos tani ne prag te fushates elektorale", kritikoi Meta. Sipas tij, asnjehere ne keto 4 vite, qeveria Berisha nuk e ka trajtuar biznesin si nje partner te domosdoshem, per zhvillimin e vendit. "Perkundrazi e ka trajtuar si nje kundershtar, duke e trajtuar ne menyre selektive dhe duke aprovuar nje sere ligjesh dhe aktesh procedurale, te cilat e kane demtuar besimin e biznesit tek ligji dhe tek Qeveria. Nje nga shembujt evident eshte miratimi i ligjit per gjobat, i cili me pas u shfuqizua nga gjykatat edhe pas reagimit te Komisionit Evropian", theksoi ish-kryeministri Meta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›